Tahiri për kërkesën e Kurtit për zgjedhje: E vetmja e mirë që Albini do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet

13:03 | 22 Mars 2024
tahiri-per-kerkesen-e-kurtit-per-zgjedhje:-e-vetmja-e-mire-qe-albini-do-t’ia-bente-kosoves-ne-keto-tri-vjet

Për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje, ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kërkesa e Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar.

“Është lajm i mirë paralajmërimi i Albin Kurtit për t’u larguar. Kjo do të ishte e vetmja e mirë që Albin Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar. Është lajm i mirë paralajmërimi i Albin Kurtit për t’u larguar. Kjo do të ishte e vetmja e mirë që Albin Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.

Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindramilionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës./Front Online

Komento: