Tahiri për mbledhjen e qeverive: Pas sanksioneve të BE-së, ngjarja më e madhe e Kosovës në politikën e jashtme

12:38 | 18 November 2024
tahiri-per-mbledhjen-e-qeverive:-pas-sanksioneve-te-be-se,-ngjarja-me-e-madhe-e-kosoves-ne-politiken-e-jashtme

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Prishtinë.

Sipas tij, që nga vendosja e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar, kjo është ngjarja më e madhe në politikën e jashtme.

“Më 28 qershor 2023, Bashkimi Evropian e njoftoi Qeverinë e Kosovës për vendosjen e sanksioneve, ose, nëse do t’i quajmë pak më butë, “masave”. Që nga ajo periudhë, të vetmet mjete të BE-së që shpenzohen në Kosovë janë pagat për stafin e tyre, ndërsa angazhimet e tjera janë në “standby”. Pamundësia për të shfrytëzuar fondet e para-anëtarësimit të BE-së si masë, është shoqëruar paralelisht me një masë edhe më të rëndë: mospërfshirjen e Kosovës si aktor dhe faktor në zhvillimet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare”.

“Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e jashtëm. Pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë”.

“A mund të bëhet më shumë? A mund të bëhet më mirë? Natyrisht që po. Nuk ka asnjë dyshim se MaMirë do të bëhet pas 9 shkurtit 2025”, shkruan ai.

Komento: