Tahiri për numrin e këshilltarëve të Kurtit: Kështu Albini i han fjalët e veta

12:57 | 23 Gusht 2023
tahiri-per-numrin-e-keshilltareve-te-kurtit:-keshtu-albini-i-han-fjalet-e-veta

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë.

Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti ia ka kaluar secili ish-kryeministër për nga numri i këshilltarëve.

”Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij”, ka thënë Tahiri.

 

Postimi i plotë: 

Kurti, prej 5ve në 50të!

Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij.

I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri.

Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi

Kështu Albini i hanë fjalët e veta. Pra, VV, krejt e drejt ne qeveri.

Komento: