Tahiri për ofertën e AAK-së për kuorumin: S’duam asnjë pozitë për vete, vetëm 6 kërkesa strategjike

10:35 | 27 Qershor 2026
tahiri-per-oferten-e-aak-se-per-kuorumin:-s’duam-asnje-pozite-per-vete,-vetem-6-kerkesa-strategjike

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar sot për ofertën që partia e tij e ka bërë për krijimin e institucioneve. AAK është ofruar për të bërë kuorumin edhe për presidentin në këmbim të 6 kërkesave që i cilësojnë strategjike.

Tahiri ka treguar se nuk dëshirojnë asnjë pozitë në ekzekutiv, por vetëm zotim për plotësim të kërkesave.

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri.

Komento: