Tahiri për pensionistët: Mosvazhdimi i dhënies së 30 eurove ishte gabim

12:08 | 20 Maj 2021

Abelard Tahiri për pensionistët: Mosvazhdimi i dhënies së 30 eurove ishte gabim.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se përderisa pandemia po vazhdon dhe ende OBSH ende nuk e ka shpallur të mbyllur luftën me këtë virus, mosvazhdimi prej 30 eurove për pensionistët ka qenë i gabuar.

Ai tha se pensionistët, punëtorët shëndetësor dhe policia janë atakuar më së shumti nga Pandemia, njofton Klan Kosova.

“E dimë që në Janar ka qenë vendimi për tre muaj, Ministër Murati, mendoj që nuk kishte prishur punë edhe nëse do ta kishin sjellë në rishikim të buxhetit të Kosovës, përderisa vazhdon pandemia dhe OBSH nuk e ka shpallur të përfunduar luftën me virusin, ka qenë e domosdoshme. Mosvazhdimi prej 30 eurosh ka qenë gabim”.

“Një vendim i tillë duhet të rishikohet, mirë që nuk ua zbrite krejt por kjo çështje është dashtë të mos bëhet si betejë politike por si angazhim i gjithë qytetarëve për shëndetin e këtyre kategorive dhe duhet të shihet si angazhim i jonë deri të paktën kur Kosova të arrijë të vaksinojë 50% të popullatës e sidomos moshat e shtyra”, tha Tahiri.

Komento: