Tahiri për rastin e Osmanit në Shkup: Incident i rëndë diplomatik

16:10 | 02 Gusht 2024
tahiri-per-rastin-e-osmanit-ne-shkup:-incident-i-rende-diplomatik

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Besnik Tahiri, e ka quajtur “incident të rëndë diplomatik” rastin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

“Presidentja e Kosovës ndalohet, shkelen të gjitha konventat, protokollet diplomatike, ky nuk është skandal, është incident i rëndë diplomatik mes dy shteteve”- tha Tahiri.

Tahiri në një konferencë për media tha se me këtë incident janë dëmtuar marrëdhëniet rajonale.

Komento: