Zhvillimet në veri, Tahiri: Qeveria të mos lëshojë pe, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje.
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket zhvillimeve të fundit në veri.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se qeveria nuk ka nevojë të lëshojë pe, por as mos të marrë pozicione që i bëjnë dëm Kosovës.
“Në mbledhjen e sotme e kam ngritur çështjen e zhvillimeve në veri të Kosovës, është shumë e nevojshme që kjo temë të trajtohet seriozisht, është shumë më serioze sesa po trajtohet”.
Tahiri më tej tha se teksa çështja është e ndërlikuar, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje.
“Dorëzimi i mandati nga Lista Serbe është shumë problem, për shkak se tani KQZ duhet të trajtojë një listë të njerëzve tjerë për ta përmbush. Jemi në një situatë kur parlamenti s’do të ketë 120 deputetë. Ajo që po shohim është se çështja është ndërlikuar shumë, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”.