Tahiri pret në shtëpinë e tij ambasadoren izraelite: Patëm diskutim të sinqertë mbi tema të ndryshme

13:38 | 26 March 2025
tahiri-pret-ne-shtepine-e-tij-ambasadoren-izraelite:-patem-diskutim-te-sinqerte-mbi-tema-te-ndryshme

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pritur në shtëpinë e tij për takim, ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Tahiri ka deklaruar se me ambasadoren izraelite kanë pasur diskutim të sinqertë mbi tema të ndryshme.

Po ashtu, ai ka falënderuar Ziv për punën e shkëlqyer të kësaj të fundit.

‘‘Ishte nder të mirëpresim në shtëpinë tonë, Shkelqësinë e saj, Ambasadoren Tammy Ziv, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë. Patëm një diskutim të sinqertë mbi tema të ndryshme. E falënderova Ambasadoren Ziv për punën e saj të shkëlqyer’’, ka shkruar ai.

Komento:
loading