Tahiri: Programi legjislativ në kaos, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin

15:17 | 29 Qershor 2024
tahiri:-programi-legjislativ-ne-kaos,-kjo-qeveri-e-ka-kthyer-ne-norme-mashtrimin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë disa kritika për Qeverinë Kurti.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka pohuar se ka dështuar të realizon premtimet e bëra, shkruan Front Online.

“Programi legjislativ në kaos. Një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë. Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion. Pra edhe kësaj radhe, edhe këtë vit, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit”, ka theksuar ai.

Tahiri ka thënë se ditën e diel do të shihet analiza e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit./Front Online/

Komento: