
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi mbrëmë u miratua në parim projekt-buxheti për vitin 2024.
Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se i vetmi projekt “madhor” i kësaj qeverie vazhdon të mbetet pagesa e energjisë elektrike për serbët në veri.
Postimi i tij i plotë:
Dje, Kuvendi i Kosovës, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, miratoi projekt-buxhetin e katërt të Qeverisë Kurti. I vetmi projekt “madhor” i kësaj qeverie vazhdon të mbetet pagesa e energjisë elektrike për serbët në veri. Mbi 113 milion euro të paguara vetëm për vitet 2021 dhe 2022, ndërsa dhjetra miliona borxhe për vitin 2023. Mbetet të shihen humbjet milionshe në vitin 2024./Front Online