Tahiri, qeverisë: Kthehuni në realitet, mos mashtroni

13:54 | 24 Gusht 2024
tahiri,-qeverise:-kthehuni-ne-realitet,-mos-mashtroni

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur disa pyetje publike për Qeverinë e Kosovës e që kanë të bëjnë direkt me interesin e qytetarëve.

Tahiri ka thënë se tash është mirë t’i kthehemi jetës në Kosovë, t’u kthehemi problemeve të cilat janë bërë të papërballueshme.

“I madh e i vogël në këtë vend është duke u marr me tema të sigurisë e tema të nivelit të lartë, pa pasur kurrfarë dije e as njohurie për to. Tani, është mirë t’i kthehemi jetës në Kosovë, t’u kthehemi problemeve të cilat janë bërë të papërballueshme për funksionimin normal të mirëqenies së një familje”, ka thënë Tahiri.

Komento: