Tahiri reagon ndaj videos së VV-së: Pushteti i Kurtit ka rënë në gjendje “të mjerueshme”

17:57 | 10 January 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas videos se Vetëvendosjes, në të cilën ajo akuzon ashpër pushtetet e kaluara, si dhe prezanton disa të arritura të pretenduara të Qeverisë së saj.

Tahiri këtë video të VV-së e ka quajtur “propaganduese” dhe sipas tij, është “mjerim” që pas dy viteve në pushtet, Vetëvendosje të bëj veprime të tilla sikurse bënte në opozitë.

Ai shtoi se kjo, sipas tij, është simptomë se pushteti i Kurtit është në gjendje “dëshpëruse dhe të pashpresë”.

Postimi i plotë:

Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza.

Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin.

Komento: