Tahiri: Rritja e çmimit të rrymës është e paarsyeshme, ZRrE-ja ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit

13:01 | 23 Maj 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRRE-ja duhet ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Apelit sa i përket tarifimit të energjisë elektrike dhe se ZRRE-ja, duhet ta përfill këtë vendim dhe mos të krijojë paqartësi tek KESCO.

“Ju e dini që PDK ka pas një angazhim të madh me ardh deri të momenti ku do të pezullohen tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike. Këtë gjë e kemi arrit. Gjykata e Apelit ka marr vendin që është në favorin e kërkesës tonë”.

“Ajo që është shqetësuese se lexojmë lajme se KESCO ka paqartësi nga ZRRE-ja për tarifat e energjisë elektrike të Kosovës pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Mendoj se këtu ZRRE-ja duhet ta ndal çfarëdo tendence që ka që të mos respektohet ky vendim. Ata kanë thënë vetë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, por siç duket nuk ka dhënë qartësi te KESCO”.

Tahiri tehkson se vendimi i gjyaktës është shumë i qartë dhe duhet të respektohet.

“Ne e kemi dokumentuar edhe si PDK që këtu edhe gjatë këtyre mujove, shkurt mars e tutje vendi ynë ka prodhuar energji të mjaftueshme për konsumin edhe kur ka qenen ftohte e kemi pas shpenzim të lartë. Importi në vendin tonë ka qenë shumë i vogël. Kjo rritje është e paarsyeshme, sepse importi është shumë i vogël. Ne kemi eksportuar 10 fishin e asaj që kemi importuar. Prandaj, i bëjë thirrje ZRRE-së që të mos krijoj paqartësi e konfuzion, të respektohet në plotin vendimi i Gjykatës Themelore që vendi ynë të tarifohet me tarifat e lira”.

Komento: