Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, duke folur për situatën aktuale në Kosovë, ka thënë se synimi i Serbisë është që të ndajë veriun për shkak të minierës së Trepçës.
Por, sipas saj, kjo s’duhet të lejohet nga Qeveria e Kosovës, për të cilën tha se këtë mbrojtje për veriun duhet ta bëjë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Veriu është fuqia gjeopolitike e Kosovës sepse ka minierën e Trepçës, ma e pasura në Evropë, prandaj Serbia synon ndarjen e veriut! Qeveria e Kosovës të bëjë çmos ta mbrojë veriun në koordinim me amerikanët”, ka thënë Tahiri në një postim në Facebook, duke shpërndarë intervistën e saj për A2 CNN.