Tahiri: Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk mund të sjellë marrëveshje finale

13:20 | 18 Gusht 2022

Ish-Kryenegociatorja për implementim në dialogun e Brukselit, Edita Tahiri, ka thënë se takimi i sotëm nuk mund të sjellë marrëveshje finale.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se BE, NATO, ShBA janë të bindura që ka ardhur koha për marrëveshje finale, pasi sipas saj po shihet angazhimi i tyre maksimal këto ditë.

Postimi i plotë:

Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale.

Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale.

Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë.

Komento: