Tahiri: Të merren seriozisht kërkesat e gastronomëve

14:20 | 11 Janar 2021

Zëvendëskryeministri kërkon që të zgjatet orari për gastronomët.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht.

Teksa shprehet se orari për gastronomët duhet të zgjatet.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht. Aleanca si parti dhe unë si zëvendëskryeministër, kemi kërkuar në vazhdimësi që të krijohen mundësitë për gastronomët dhe të zgjatet orari i punës për këtë veprimtari!

Komento: