Tahiri thotë se Borrell s’u tregua i drejtë me palën kosovare

19:30 | 18 Gusht 2022

Sot në Bruksel është zhvilluar një takim të rëndësishëm.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë.

Sipas Tahirit, Borrelli duhet të kishte thënë se pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së vitit 2011 për targat derisa pala e Serbisë e kundërshtoi atë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, shkroi ndër të tjera në Facebook.

Ndryshe, pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit Josep Borrell, në konferencë për media tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.

Borrell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit, kur edhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

Komento: