Tahiri thotë se Qeveria Kurti i ktheu në protektorat dy pikat kufitare në veri që ishin të pavarura

11:04 | 03 October 2021

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Qeveria i ka kthyer dy pikat kufitare në veri, nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar.

Tahiri përmes një postimi në Facebook tha se ekziston rreziku që i tërë veriu të kthehet në protektorat, nëse sipas saj, kjo qeveri vazhdon të jetë e pa aftë në negociatat në Bruksel.

Tutje ajo ka kujtuar vitin 2011 kur tha se si kryenegociatore me qeverinë e asaj kohe kishin vendosur kufitin ndërshtetëror mes Kosovës e Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in.

Postimi i plotë:

SOT DY PIKAT KUFITARE NË VERI TË VENDIT U KTHYEN NGA PAVARËSIA NË PROTEKTORAT

Sot Policia speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo don të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Sërbisë. Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rreshqitur mbrapa ne protektorat.

Komento: