Tahiri thotë se taksa po dëmton raportet me SHBA-në

22:24 | 27 February 2019

Ministri i Drejtësisë ka folur për taksën që ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Ai ka thënë se SHBA tashmë ka filluar të merr veprime ndaj Kosovës si pasojë e mos përmbushjes së kërkesës së tyre për taksën.

Tahiri, në RTV Dukagjini, ka thënë se qëndrimi i Amerikës për taksën është mese i qartë.

“Është e rëndësishme të shohim qëndrimin zyrtar të SHBA-së. Është e rëndësishme të shohim efektin e veprimeve të tyre. Është e rëndësishme të shohim fillimin e suspendimeve që SHBA i bëri asistencës teknike ndaj FSK-së dhe paralajmërimi për suspendim të fondeve të tjera”.

“…Është ndalë vizita për 17 shkurt nga garda e Ioëa-s, që kishte qenë e planifikuar më parë. Kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se ai vet në Qeveri e ka votuar vendosjen e taksës, por tani është koha për të kaluar në një plan tjetër.

“Unë vet kam votuar këtë taksë, por tani është koha që të kalojmë në planin B. E ky plan është propozimi i zotit Kadri Veseli për suspendimin e kësaj takse”.
Tahiri ka thënë se për herë të parë ambasada e Amerikës në Kosovë nuk u jep viza zyrtarëve shtetërorë.

“Kemi një numër të madh të zyrtarëve të shtetit të Kosovës që periudhën e fundit nuk kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mungesës së vizave. Po ndodhë për herë të parë që ambasada e SHBA nuk pajis zyrtarët e Kosovës me viza”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri.

Komento: