Tahiri thotë se u varros ideja ruso-serbe e shkëmbimit të territoreve

20:49 | 07 May 2019

U varros ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu thotë ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë në Rubikon të KTV-së.

E ka përsëritur se kjo ide ishte serbo-ruse.

Ajo ka thënë se pas Samitit të Berlinit edhe BE mori veten. E ka akuzuar Federica Moghernin, që duke lejuar që të hapet tema e ndryshimit të kufijve, ka shkelur mbi parimet e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Ka pas edhe në bisedimet e Brukselit, në 7 vitet që e kam udhëhequr unë tendenca të tilla, por nuk kam lejuar fare që të hapet si temë. Ka ndodhur që nëpër korridore, kanë provuar të flasin”, ka thënë ajo.

Komento: