Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë

14:01 | 27 Qershor 2024
tahiri:-tri-ligjet-e-sotme-do-te-godasin-demokracine-dhe-zerin-e-lire

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës është cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.

Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.

“Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke  e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës”, ka thënë Tahiri.

Reagimi i plotë:

Të ndalet shkatërrimi i shtetit

Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke  e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës.

Cilat janë disa nga problemet e tri Ligjeve:

1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës:

– Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes së KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e  Kosovës.

– Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria.

– Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë.

2. Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM):

– Me projektligj ndryshon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, duke ia mundësuar VV-së kapjen e institucionit për gati 10 vjet dhe t’i shkarkojë lehtësisht, nëse nuk i binden partisë.

– Mediat online po tenton t’i regjistrojë, që të mund t’i denojë me pare, kur nuk iu pëlqen ndonjë media, dhe kështu  t’i mbyllë.

– 3. Ligji ka shpik definicione që nuk ekzistojnë (BE-ja ka thënë kështu).

3. Ligji për Zyrtarët Publikë:

– 1 mijë e 600 pozita udhëheqëse në Administratën Shtetërore më këtë ligj u rrezikohet siguria juridike.

– Dmth ky ligj, në vend se të bëjë një reformë, e kthen prapa, ose me saktë, e shkatërron administratën tonë shtetërore.

– Propozimini i këtij ligji është në kundërshtim me një aktgjykim, që tashmë e ka marrë Gjykata Kushtetuese, është një moment i ri dhe negativ në praktikën e ligjbërjes në Kosovë.

– Politizimi dhe ndikimi partiak po shëndrrohet në normë që pastaj vështirë se do të mundet të përmirësohet.

– Kjo duhet të ndalt, me këto tri Ligje vdes demokracia dhe shteti i së drejtës.

Komento: