Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është befasuar nga disa deklarata të kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve.
Tahiri ka thënë se në fillim kishte qenë kundër një koalicioni me NISMA-n, por thotë se më pas e menduan bashkimin si një front kundër keqeversijes së Kurtit për katër vite.
“Befasia ime kanë qenë disa deklarata të kreytarit Limaj pas zgjedhjeve.Ne jemi bashkuar me një qëllim. Fillimisht Bilallit i kam treguar, që një kohë kam qenë kundër me u bo me NISMA-n, por më pas e kam mëndu që duhet me u bo front për me i dalë në ballë kësaj Qeverie, sepse kjo Qeveri e ka pru Kosovën në gjendjen më të keqe tmundshme”, ka thënë Tahiri.
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka qenë i pari lider politik që pas zgjedhejve kishte shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve./T7