
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për situatën e fundit politike, duke thënë se Kosovo është në pritje të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Sipas saj, kushtetutshmëria është e shenjtë dhe vendimi i Gjykatës pritet t’i japë fund, siç e quajti ajo, “amullisë së mbushur me polemika”, kësaj radhe mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.