Tahiri: Vendimi për Klan Kosovën vije pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie që t’i nënshtroj mediat e lira

18:09 | 28 Korrik 2023
tahiri:-vendimi-per-klan-kosoven-vije-pas-deshtimit-dyvjecar-te-kesaj-qeverie-qe-t’i-nenshtroj-mediat-e-lira

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se vendimi i pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës vije pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie dhe partisë në pushtet që t’i nënshtroj mediat e lira.

Tahiri ka thënë se informimi dhe transparenca mediatike është ilaçi kundër errësirës së mykut që po shtrihet gjithandej larg vëmendjes, ku ka përmendur aferën Zdravo dhe atë me rezerva shtetërorë.

 

Komento: