Tahiri: Veprimet e Kurtit janë tendencë e sulm direkt ndaj demokracisë

15:28 | 06 Tetor 2023
tahiri:-veprimet-e-kurtit-jane-tendence-e-sulm-direkt-ndaj-demokracise

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti, janë tendencë e sulm direkt ndaj demokracisë. Ai pohoi se Kurti nuk mund t’i detyrojë deputetët që të nënshtrohen.

Tahiri ka treguar edhe për numrin e Marrëveshje Ndërkombëtare që PDK-ja i ka përkrahur.

“Sjellja e sotme e Kurtit ishte një sulm direkt e demokracisë sonë. Është sjellje e paprecedent që del kryeministri e të thotë se nuk do të përgjigjet. Nuk mund ta detyrojë deputetin t’i nënshtrohet dikujt. Prandaj angazhimet e Kurtit janë për të instaluar një lloj diktati”.

“Nga marsi i vitit 2021, numri i marrëveshje që i kemi votuar është 50 sosh, ndërsa vlera në total arrin diku 850 milionë euro”, tha Tahiri, teksa vazhdoi me kundërshtitë për pushtetin, raporton eo.

“Ky është edhe i paditur, është i papërgjegjshëm. E shihni inflacionin, bllokimin e investimeve kapitale, prandaj do ti ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme demokratike”.

Komento: