Tahiri: Vetëvendosje për 4 vite shpenzoi 4 milionë euro në Facebook

23:07 | 26 Prill 2023

Shefi i Grupit Parlamentare të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 4 milionë euro në rrjetet sociale për periudhën katër vjeçare 2017-2021.

Kështu deklaroi Tahiri teksa akuzoi VV-në për lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili akuzohet se ka pranuar mjete financiare nga kompania GEN në Beograd.

”Një mik i joni i jashtëm e ka bërë një vlerësim të rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga viti 2017 e deri në vitin 2021. Dyshojmë që për katër vjet kanë shpenzuar 4 milionë euro në platformat rrjetet sociale”, ka thënë Tahiri në T7.

Tahiri tutje shtoi se të gjitha rrjetet sociale kanë qenë të dominuara nga Vetëvendosja.

“Një faqe me kryeministrin shkonte 300 mijë për një ditë”, tha Tahiri.

“Ne kemi të drejtë të dyshojmë se ato mjete financiare kanë shkuar për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar Tahiri.

Komento: