Abelard Tahiri ka thënë se Vuçiq po i strehon të dyshuarit për rastin e Ivanoviqit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka thënë se pala serbe e ka emrin e dorasit që la pa jetë të ish-politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka thënë se pala serbe e ka emrin e dorasit të ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Sipas udhëheqësit të serbëve, shteti i tij është duke e hetuar me seriozitet rastin e Ivanoviqit dhe se sipas tij, pala serbe e ka emrin e dorasit, derisa ka shtuar se pala kosovare nuk e ka idenë se kush e privoi nga jeta Oliver Ivanoviqin.
Lidhur me këtë lajmi ka kontaktuar edhe më ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë punuar për zbardhjen e rastit të Ivanoniqit.
“Ajo çka mund të them është se institucionet e Republikës së Kosovës kanë punuar në vazhdimësi për zbardhjen e asaj se çfarë ka ndodhur me rastin e Oliver Ivanoviq, dhe kush janë atentatorët që e kanë kryer këtë krim. Prandaj, ne si institucione kemi punuar në vazhdimësi dhe ende nuk kemi ardhur në përfundim të hetimeve. Është çështje e Prokurorisë, është çështje e hetuesve policor që ta bëjnë punën e tyre që në vazhdimësi kanë pasur një angazhim jashtëzakonisht të madh”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tutje ka thënë se njerëzit që janë kërkuar nga drejtësia kosovare që të hidhen para drejtësisë aktualisht po strehohen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, siç është rasti i Milan Radojçiqit.
“Ajo çka mund të them është që njerëzit që janë kërkuar nga drejtësia në Kosovë që të hidhen para drejtësisë, ata aktualisht strehohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, siç është Milan Radojçiq. Ata janë kërkuar nga drejtësia kosovare që të sillen në Republikën e Kosovës që të japin dëshmimit e tyre, ata tashme janë në arrati dhe mbahen në Serbi, nën strehimin e presidentit serb”, ka theksuar Tahiri.
Ministri i Drejtësisë ka thënë po ashtu se Serbia nuk është duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës që nga momenti kur janë përmendur këta emra dhe tani, siç thotë ai, gjithçka është bllokuar nga ana e tyre.
“Serbia nuk ka bashkëpunuar në këtë drejtim me Republikën e Kosovës, që vlen të theksohet se kanë qenë bashkëpunues deri kur kemi ardhur te këta emra, kur kemi ardh të këta emra gjithçka është bllokuar nga ana e tyre. Prandaj, mendoj që Serbia është përgjegjëse dhe duhet të bashkëpunoj me Kosovën që të jap informacione, ato që i kemi kërkuar rreth rastit të Oliver Ivanoviq”, ka thënë Tahiri.
Ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq u privua nga jeta në janar të viti 2018, me armë zjarri para zyrës së tij, në veri të Mitrovicës.
Në nëntor të viti 2018, Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri kishte prangosur tre persona të dyshuar për rastin e Ivanoviqit, ndërsa i dyshuari tjetër, Milan Radojçiq, i cili ndodhet në arrati.