Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka folur për rastin e Oliver Ivanoviqit.
Sipas tij, autoritetet serbe i kanë shkëputur të gjitha kontaktet për zbardhjen e rastit ku u privua nga jeta Ivanoviq
Ai thotë se kjo ka ndodhur për shkak se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po i strehon të kërkuarit për këtë rast, raporton lajmi.
“E kemi shkëputur çdo lloj bashkëpunimi me palën serbe, për shkak se Vuçiq po i strehon të dyshuarit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka folur edhe për dokumentin e prezentuar nga Vuçiq që thotë se Rada Trajkoviq ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale për këtë rast.
Ka thënë se një dokument i tillë është manipulim i rradhës nga Serbia.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që të dorëzojnë të kërkuarit.