Tahirsylaj tregon se deri kur do të bie borë

10:08 | 24 Janar 2019

Moti në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet me borë e shi.

Reshjet e borës janë rikthy sërish nga sot.

Eksperti i meteorologjisë, njëherit edhe profesor i meteorologjisë në Universitetin Shtetëror, Sylë Tahirsylaj ka treguar për lajmi net se deri kur do të jenë prezente reshjet e borës.

Siç ka bërë të ditur Tahirsylaj, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ardhura nga rajoni, të cilat janë masa relativisht të thata.

“Vendi jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave që kanë ardhur nga pjesa veri-lindore e rajonit, janë masa relativisht të thata dhe masa të nxehta të cilat vijnë kryesisht nga Afrika Veriore”, ka treguar Sylë Tahirsylaj për lajmi net.

Tahirsylaj po ashtu ka thënë se reshjet e borës do të jenë të qëndrueshme deri në ditën e hënë.

Nga këto reshje, ai ka thënë se nëpër rrugë do të krijohen shtresa të akullit, të cilat mund të paraqesin rrezik për popullatën.

“Do të ketë reshje bore dhe reshje shiu më vonë, prandaj këto reshje do të jenë të qëndrueshme deri ditën e hënë dhe pastaj do të ndërpriten. Jemi në stinën e dimrit dhe nuk kemi ndonjë situatë të jashtëzakonshme sa i përket motit”, ka bërë të ditur Tahirsylaj.

“Temperaturat minimale luhaten nga – 4 në vendet kodrinore malore deri në – 1 gradë në ultësira. Do të ketë era nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë. Në rrugët do të krijojnë shtresa të akullit për shkak të reshjeve”, ka thënë Tahirsylaj.

Kujtojmë, se për shkak të reshjeve të vazhdueshme, Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në komunikacion , si dhe të përdorin pajisjet dimërore.

Komento: