Takimi historik: Ja kur do të takohen Trump dhe Kim Jong

22:46 | 18 Janar 2019

Takimi historik ndërmjet Donald Trump dhe Kim Jong-ut do të ndodh në fund të muajit shkurtit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohen përsëri në një samit i cili do të mbahet në fund të muajit shkurt.

Për këtë ka njoftuar Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi, transmeton Klan Kosova.

Ky njoftim ka ardhur pasi Trump është takuar me zyrtarin e lartë verikorean, Kim Yong-chol në Uashington.

Qëllimi i samitit të dytë, sikurse i pari është denuklearizimi i Koresë Veriore.

Komento: