Takimi i djeshëm me ambasadorin amerikan, ja ҫfarë thotë Fatmir Limaj

20:08 | 01 February 2019

Dje ambasadori i SHBA-së, ka takuar liderët e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për takimin e djeshëm që liderët e koalicionit qeveritar patën me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Derisa në Info Magazine theksoi se ky takim kaloi pa tensione, Limaj potencoi se Qeveria Haradinaj ende i duhet vendit.

”Çdo herë kur një qeveri nuk i kryen detyrat e saj, dhe kthehet kundër interesave të shtetit nuk i duhet vendit. Por kjo Qeveri ende i duhet vendit në këtë rrugëtim përplot telashe”.

Limaj ka treguar se ambasadori Philip Kosnett ka qenë shumë i hapur në takimin e djeshëm.

“Ka qenë një takim konstruktiv, kështu ka vazhduar edhe takimi ynë pa Kosnett, me shumë seriozitet me ide të ndryshme se si duhet ecur në këtë fazë të rëndësishme. Nga takimi që patëm dje u bë shumë e qartë pozicionimi i SHBA-ve. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që SHBA-të të mos kenë telashe me Kosovën, ka edhe të tjera vende mike me SHBA-të”.

Komento: