Ka filluar takimi mes ekipit koordinues për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ambasadorëve të QUINT-it.
Por ky takim po injorohet nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Takimi ka filluar para pak çastesh. Aty po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Kadri Veseli, Ekipi Negociator, ambasadorët e shteteve të QUNT-it dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së, ishin të ftuar edhe përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe VV-së.
LDK dhe Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme kishin marrë edhe ftesën nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli por ato nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij.