Takimi i Haradinajt me Merkel, ja çka pritet të ndodh

22:48 | 25 May 2019

Haradinaj takohet me Merkel.

Procesi i dialogut Kosovë Serbi vazhdon të jetë i bllokuar nga kushtëzimi që po i bënë Serbia këtij procesi me heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhimet e Serbisë.

Zhbllokimi i dialogut ndermjet Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës, si dhe liberalizimi i vizave pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelarën gjermane Angela Merkel, takimi i cili do të mbahet më 6 qershor në Berlin.

Ndërkaq që analistët politik vlerësojnë se takimi i Berlinit do të jetë testi i fundit për zhbllokimin e dialogut.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk beson se në takim do t’i kërkohet heqja e taksës.

Komento: