Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka falënderuar pjesëmarrësit në takimin e sotëm me 150 kompani.
Sipas tij, kjo ngjarje tregon angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në Kosovë.
“Po punojmë pa u lodhur për të krijuar një mjedis më të favorshëm dhe më të qëndrueshëm për bizneset, duke u siguruar që politika jonë e re të jetë e orientuar drejt rritjes dhe mundësive për çdo sipërmarrës”.
Ai njoftoi se gjatë këtij takimi, prezantuan programin e LDK’së për zhvillimin e ekonomisë, një program që sipas tij, është i nevojshëm për të fuqizuar sektorin privat dhe për të hapur mundësi të reja për gjithë vendin.