Takimi i liderëve në Berlin, Vuҫiq shprehet i shqetësuar

15:01 | 14 Prill 2019

Me 29 prill pritet që të mbahet një takim në Berlin, midis krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka thënë se është i shqetësuar për Kosovën dhe takimin e ardhshëm të liderëve në Berlin.

“I shqetësuar për çdo gjë dhe për takimin në Berlin. Jo se kam frikë nga ndonjë presion, nuk mendoj se do të ketë, por unë nuk e shoh çfarë të bëjë tjetër, ose ajo që mbetet prej njerëzve që janë kështu të papërgjegjshëm si udhëheqësit shqiptarë. Kjo është ajo që shkakton frikë të madhe por kjo do të na bëjë edhe më serioz dhe me sjellje më të përgjegjshme.”, u shprehë Vuçiq sot para gazetarëve.

Ndërsa, sa i përket protestës masive dje në Beograd, presidenti serb tha se shpreson që mediat shqiptare janë gëzuar me atë që ndodhi.

“Më dha forcë shtesë dhe shpresojë të bëjë gjëra të mira për vendin tonë dhe për njerëzit në Kosovë.”, u shprehë Vuçiq.

Presidentit serb duket se më shumë i ka interesuar ajo që kanë shkruar mediat shqiptare se sa ajo që ka ndodhur dje në Beograd.

Vuçiq u shprehë se mediat shqiptare i kanë parë gjërat ndryshe në krahasim me mediat gjermane, zvicerane dhe kroate.

Komento: