Takimi i ministrave në Tiranë me kryediplomaten gjermane, MPJ e Shqipërisë: Gati të fillojmë

23:57 | 05 Tetor 2023
takimi-i-ministrave-ne-tirane-me-kryediplomaten-gjermane,-mpj-e-shqiperise:-gati-te-fillojme

Në Tiranë do të mbahet takimi i radhës i Procesit të Berlinit, ku përfaqësuesit e shteteve do të jenë ministrat e jashtëm.

Aty do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

Tashmë Gërvalla ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë edhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka treguar se gjithçka është gati që takimi të nis.

”Shtetet pjesëmarrëse të procesit që do t’i bashkohen nesër në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.

Komento: