Takimi i nesërm mes Përparim Ramës dhe Dafina Zeqirit – Kryetari i Prishtinës do t’i dhurojë këngëtares veprën simbolike “Hyjnesha në Fron”

16:26 | 24 Dhjetor 2025
Takimi i nesërm mes Përparim Ramës dhe Dafina Zeqirit – Kryetari i Prishtinës do t’i dhurojë këngëtares veprën simbolike “Hyjnesha në Fron”

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare me këngëtaren e mirënjohur Dafina Zeqiri, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj të vazhdueshëm në muzikë dhe kulturë.

Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj vizite, kryetari Rama do t’i dhurojë Dafina Zeqirit veprën simbolike “Hyjnesha në Fron”, si akt nderimi dhe mirënjohjeje institucionale për ndikimin e saj artistik dhe përfaqësimin dinjitoz të kulturës shqiptare.

Pas ceremonisë së dhurimit, do të mbahet një konferencë për media në sallën e konferencave. Komuna e Prishtinës, njofton se konferenca mbahet prej orës 11:00 në objektin e komunës./Kosovapress/

Komento: