Takimi i Osmanit me zëvendëskryeministrin e Luksenburgut, flasin për bashkëpunimin mes dy shteteve

18:38 | 04 November 2024
takimi-i-osmanit-me-zevendeskryeministrin-e-luksenburgut,-flasin-per-bashkepunimin-mes-dy-shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i tregtisë Xavier Bettel.

Në këtë takim sipas zyrës për media të presidencës është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Në takim, Osmani ka falëndëruar ministrin Bettel për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën dhe në të njëjtën kohë shtroi nevojën që ajo të vazhdojë me mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova vazhdon të mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj në këtë drejtim ka bërë përparim të dukshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Më tej, Osmani potencoi se progresi në Agjendën e Reformave Evropiane,  reflekton një gatishmëri të fortë për anëtarësim në BE.

“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret e BE-së, duke zbatuar reforma që nxisin stabilitetin rajonal dhe rrisin qëndrueshmërinë ekonomike”, ka thekuar Osmani.

Osmani përgëzoi ministrin Bettel për objektin e ri të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, i cili inaugurohet sonte, duke shfaqur besimin se kjo krijon parakushte për intensifikim të raporteve ndërmjet dy shteteve. Ndër të tjera, Osmani dhe ministri Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët

Komento: