Takimi i Palmer me liderët kosovarë, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane

20:17 | 31 Maj 2021

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një shkrimi në twitter ka shkruar rreth vizitës së Matthew Palmer në Kosovë dhe takimet që ka zhvilluar gjatë ditës me liderët kosovarë.

Në cicërim thuhet se Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, pati një takim konstruktiv me emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak dhe liderët kosovarë.

“Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, mbajti një takim konstruktiv me Përfaqësuesin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme Donika Gërvallën”, shkroi Ambasada në Twitter.

E kryeministri Kurti tha se koordinimi në mes të BE-së dhe SHBA-së në proces të dialogut është i domosdoshëm.

Ndërsa presidentja Osmani u kërkoi Palmerit e Lajçakut njohje të ndërsjellë, si dhe vaksina falas nga SHBA’ja.

Ndërsa LDK’ja e Abdixhikut shfrytëzoi takimin me Palmerin për t’i treguar qëndrimet e partisë së ti lidhurm e dialogun.

Me Palmerin u takua edhe Lista Serbe të cilët u ankuan për mungesë të të drejtave.

Komento: