Takimi i paparalajmëruar me zyrtarët e BE-së, Limaj jep detaje rreth tij

00:04 | 06 Shkurt 2019

Dje udhëtuan për në Bruksel, Limaj e Ahmeti, për t’u takuar me zyrtarë të BE-së, e kjo gjë ndodhi pa paralajmërim.

Pas kthimit nga Brukseli, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa.

“Është përmend edhe taksa. Duhet të kthehemi në tavolinë dhe të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë. Së shpejti do ta kemi edhe takimin e radhës”, ka thënë Limaj.

“Platforma shpresojmë që të përcillet në Kuvend në javën e ardhshme. Jemi duke e bërë modelimin e dialogut të mundshëm. Ky dialog duhet të shkojë direkt e te marrëveshja finale, me kushtet që ne kemi ndaj Serbisë”, ka deklaruar Limaj.

Komento: