Takimi i pasdites, Krasniqi i shkon në zyrë Hetemit të ngujuar: Diskutuam për zhvillimin ekonomik lokal

19:04 | 13 Shtator 2023
takimi-i-pasdites,-krasniqi-i-shkon-ne-zyre-hetemit-te-ngujuar:-diskutuam-per-zhvillimin-ekonomik-lokal

Kjo vizitë e Elbert Krasniqit në Leposaviq është bërë në kohën kur në pah ka dalë Udhëzimi Admistrativ i cili parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, i ka shkuar sot në zyrë Lulzim Hetemit, kryetarit të ngujuar të komunës së Leposaviqit.

Krasniqi tha se vizitën e ka realizuar këtë pasdite në zyrën e Hetemit.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo vizitë e Krasniqit në Leposaviq është bërë në kohën kur në pah ka dalë Udhëzimi Admistrativ i cili parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.

Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.

Nevoja për këtë udhëzim administrativ ka ardhur pas kërkesave të komunitetit ndërkombëtar që Kosova të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri, me qëllim shtensionimin e situatës në atë zonë.

Komento: