Takimi i Sveçlës me Gjuriqin, sqarohet sërish VV-ja

23:45 | 08 Dhjetor 2019

Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka disa fjalë për takimin e Sveçlës me Gjuriqin.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, është deklaruar për takimin në mes të Sveçlës dhe Gjuriqit në Tiranë.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla është takuar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ky takim i cili u zhvillua në Tiranë pas konferencës së organizuar nga organizata joqeveritare me seli në SHBA, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), ngjalli reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, është munduar që ta qartësoj dhe ta “shpëlajë” Vetëvendosjen pas kritikave.

Postimi i plotë i Muanxhukës pa ndërhyrje:

Cka duket me e mjerueshme te shumica e kritikave ndaj Xhelalit eshte nuk kritikojne pse VV s’eshte e mire, por sepse me ne fund, sipas tyre, VV erdhi te ata. VV u be e keqe si ata.

Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin per te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume. Por edhe me te mjera jane ato krahasimet qe tipit ‘dikur ju keni kritikuar tash dhe keta ndaj jush’. Ky eshte nje keqlexim i kritikes se VV, pikenisja e kritikes/aksionit te VV nuk ka qene leximi i realitetit permes fotove, por te bemave qe ata politikane kane bere. Fotografite e tyre kane qene qershi mbi torte. Ne kemi kritikuar casjen ne negociata, demet e marrveshjeve e shume deme te tjera, prandaj dhe fotoja e shfaqur ka qene prove e rezultatit te ekuacionit tone matematikor aso kohe dhe jo e kunderta.

Por, shume mire nderkohe, le te behen kritika, por jo duke e thirre VV-ne qe te zbres ne politikberjen e zakonshme te Kosoves dhe kesisoj per te permbushur klishene “edhe keta jane si ne”, por per ta mbajtur ate Levizje qe ka qene mendimi dhe organizimi kritik ne kete shoqeri.

POR,

le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si ne eskpozite, por shoqeri me mendim kritike qe te verteten nuk e sheh vetem ne ZOOM IN-in e asaj fotoje, por ne ZOOM OUT-in e pamjes se pergjithshme.

Komento: