Takimi i tretë brenda pak ditësh Haradinaj-Tahiri, ja çka ndodhi kësaj radhe

14:34 | 24 Qershor 2019

Janë shpeshtuar takimet mes Ramush Haradinajt dhe Labinot Tahirit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputetin Labinot Tahirin në grup fermerësh nga komuna e Ferizajt.

Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se me fermerët ka diskutuar modalitetet e kompenzimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.

Kryeministri u shpreh se Qeveria e vendit do të jetë përherë në mbështetje të fermerëve, dhe do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar.

Komento: