Dy këshilltarët e kancelarës gjermane, Angela Merkel kanë zhvilluar bisedë të gjatë më Aleksandar Vuçiqin.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg, këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel.
Takimi u mbyll rreth mesnatës, raporton Blic-i serb, duke shtuar se pas bisedimeve pothuajse dyorëshe nuk pati njoftime zyrtare apo deklarata.
Dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel të hënën në Prishtinë u takuan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.