Takimi Kurti-Abdixhiku, deklarohet Nagavci: “Bisedime intensive që mund të kontribojnë të mos shkojmë në zgjedhje”

13:40 | 03 Mars 2026
takimi-kurti-abdixhiku,-deklarohet-nagavci:-“bisedime-intensive-qe-mund-te-kontribojne-te-mos-shkojme-ne-zgjedhje”

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke dhënë një prononcim për takimin mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështje të presidentit, tha se si parti “do të bëjmë gjithçka” për të mos shkuar në zgjedhje të reja.

“Takimet janë intensive me të gjitha palët. Natyrisht zoti Abdixhiku është kryetar i një partie me 15 deputetë andaj diskutimet janë të vazhdueshme me të gjitha palët, që do të mund të kontribuonin për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ajo.

Nagavci po ashtu shtoi se “do të bëjnë gjithçka brenda kompetencave për të shmangur edhe një palë zgjedhje”.

Komento: