
Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nesër në orën 18:00.
Gazeta 10 mëson se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.
Kreu i LDK-së, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë, tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.
Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.
Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.
E takimin më herët se do të ndodh nesër në Kuvend, e ka konfirmuar edhe Kushtrim Sadiku në studion e POLITIKOS në Kanal 10.
Kushtrim Sadiku nga studio e POLITIKOS: Nesër do të jenë dy takime, zhvillohen në Kuvend