Takimi Kurti – Vuçiq përfundon, u prezantua edhe draft-Statuti i Asociacionit.l

22:02 | 02 Maj 2023

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, u prezantua edhe draft-Statuti i Asociacionit.

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Paraprakisht është prezantuar para palëve draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord edhe për deklaratën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur gjatë luftës.

Siç raporton transmetuesi publik, pritet që para mediave të ketë deklarata të ndara nga kryeministri e Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por ndoshta edhe nga Josep Borrell ose Miroslav Lajçak.

Komento: