Takimi Kurti-Weller, ja çfarë u bisedua

16:57 | 20 Tetor 2019

Ditë më parë Albin Kurti, ishte në vizitë në Angli.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur se ditë më parë gjatë vizitës në Londër është takuar me profesorin e njohur të Universitetit të Cambridge-it, Marc Weller me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë, Ballkan dhe të ardhmen në Evropë.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Gjatë vizitës në Londër, parmbrëmë takuam edhe Profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Cambridge-it, z. Marc Weller, ekspert i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe i studimeve ndërkombëtare kushtetuese. Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës.

Komento: