Takimi Lajçak-Petkoviq raportohet se ka përfunduar

15:08 | 24 October 2024
takimi-lajcak-petkoviq-raportohet-se-ka-perfunduar

Rreth orës 12:00, në Bruksel raportohet të ketë përfunduar takimi mes ndërmjetësit Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorit serb për bisedimet Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, sipas mediave në Beograd.

Pas këtij takimi, është dashur të fillojë ai me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë informacion.

Informacion nuk ka as nëse do të zhvillohet takimi trepalësh, Kosovë-Bruksel-Serbi.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, në takimet e sotme, temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Komento: