Vuçiq i ka bërë dhuratë Mogherinit një shportë me vezë për Pashkët Ortodokse.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçi, i ka dhuruar vezë për Pashkët Ortodokse, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Berlin, para fillimit të punimeve të Samitit mbi Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më vonë.
Vuçiq me këtë rast i dhuroi kryediplomates evropiane një shportë vezësh të pashkëve.
“Dhurata e Pashkëve – Presidenti Vuçiq i solli një shportë të vezëve të Pashkëve Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri,” ishte mbishkrimi i fotografive të publikuara në profilin zyrtar të presidentit Vuçiq, në rrjetin social Instagram.
Samiti mbi Ballkanin Perëndimor po mbahet në organizimin e udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.